Futboll

Giorgio Chiellini: Luis Suarez është sulmues i madh

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se do të donte t’i shkëmbente fanellat me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarezin, nëse rastësisë të takohen përsëri.

Suarez e kafshoi Chiellinin në kraharor gjatë një ndeshje grupore mes Uruguait dhe Italisë në Kupën e Botës më 2014, që rezultoi në një suspendim katër-muajsh nga futbolli për uraganin.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit pastaj mungoi në fillim të sezonit 2014-15 në La Liga pasi u ble nga Barcelona atë verë dhe nuk u kthye në futbollin ndërkombëtar për gati dy vite.

Dyshja është takuar në Ligën e Kampionëve për klubet e tyre, dhe Chiellini ka thënë për El Mundo se nuk ishte pajtuar me rreptësinë e ndëshkimit që i ishte dhënë Suarezit.

“E kam takuar në fushë që prej atij incidenti dhe ka qenë kënaqësi, sepse ai është sulmues i madh dhe për mua gjithmonë përbën sfidë”, ka thënë Chiellini.

“Do të doja t’i shkëmbeja fanellat me të. Ndëshkimi i tij ishte për të ardhur keq, dhe duke mos qenë në gjendje të futej në stadiume ishte kulmi. Ama u bë për të dhënë shembull për shkak të Kupës së Botës”, shtoi ai.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori Ozil shpëton nga “burgu i Arsenal-it” prezantohet në klubin e ri…

Delo.autor

E KRAHASOJNË ME TIAGO SILVËN/ Eksperti: Braziliani nuk është për MILNIN

Isa.Autor

ZYRTARE/ Partizani ndahet me Mustën, lojtari i krahut pritet t’i bashkohet…

Delo.autor

Leave a Comment