Futboll Seria A

Luciano Spalletti rinovon me Inter, nëse klubi kualifikohet në Champions League

Raportohet se Luciano Spalletti do të nënshkruajë një kontratë të re me Inter deri në 2021, vetëm nëse klubi kualifikohet në Champions League.

Trajneri iu bashkua Zikaltërve në verë pasi u largua nga Roma dhe i ka udhëhequr drejt vendit të katërt në Serie A pas 29 ndeshjeve.

Sipas Gazzetta dello Sport, nëse skuadra milaneze përfundon sezonin mes katër më të mirëve, Spalletti-t do t’i ofrohet një kontratë e re e cila zgjat deri në 2021.

Nëse kjo ndodh, Suning do të jetë gati të përforcojë skuadrën për sezonin e Champions League, me trajnerin që më përpara ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e investimeve.

Inter nesër do të ndeshet në derbi me AC Milan në ndeshjen e prapambetur që u shty për shkak të vdekjes së papritur të Davide Astorit.

Sfida e shumëpritur do të zhvillohet në orën 18:30 në San Siro.

Related posts

BAYERN-MUNICH-BIELEFELD/ Nagelsmann: Nëse nuk fitojmë rrezikojmë të humbasim vendin e parë

Delo.autor

NGA POGBA TEK KESSIE/ Njihuni me lojtarët “top” që mund të firmosin ku të duan në janar

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Real Madrid nis “LUFTËN” pas Edin Dzekos

Isa.Autor

Leave a Comment