Champions League Futboll

Messi vrapon më pak në Champions League, i pari një gjerman

Lionel Messi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse shumë analistë sportivë e cilësojnë si më të mirin e të gjitha kohërave.

Për këtë ai është quajtur edhe “jashtëtokësor”. Pavarësisht se historia vazhdon të flasë për sulmuesin argjentinas, statistikat thonë të kundërten. 31-vjeçari është lojtari që vrapon më pak në fushë në ndeshjet e Champions League.

Messi ka shënuar gjashtë herë dhe ka dhënë dy asiste deri tani, por kjo nuk do të thotë që ai ka qenë i shpejtë në fushën e blertë krahasuar me yjet e tjerë që garojnë ( dhe kanë garuar ) në këtë kompeticion.

Sipas gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, argjentinasi ka bërë më pak metra për minutë se të tjerët.

Mesatarisht, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, ka bërë 89.9 metra për 60 sekonda, 50 më pak se Bruno Costa i Portos ( kur ishte ende në garë ) . Ndërkohë, rivali i tij më i madh në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo, ka një mesatare më të mirë se sa argjentinasi, 101.9 metra për minutë.

Sulmuesi i Bayern Munich, Lewandowski ka bërë deri më tani 109.6 metra për minutë ndërsa ylli brazilian i PSG-së, Neymar, 112.2 metra.

Thomas Muller i bavarezëve kryeson në këtë “garë” me 124.8 metra për minutë. Në vendin e dytë vjen Harry Kane i Tottenham me 117.5 metra, pastaj Edison Cavani i Paris Saint-Germain me 116, Neymar i katërti, Sergio Aguero i Manchester City-t me 112.1 metra për minutë.

Related posts

As parashikuesit, as kafshët! Ja kush do fitojë Botërorin sipas inteligjencës artificiale

Isa.Autor

“FENOMENTI” KISHTE DHUNTINË E KLASIT”/ Massimo Moratti: Ja pse nuk e mora Messin tek Interi

Delo.autor

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment