Formula 1

Hamilton: Ferrari garoi shumë mirë, rikthehemi shpejt te fitorja

Askujt nuk i pëlqen të humbasë, dhe për më tepër kampionit në fuqi të botës në Formula 1, Leëis Hamilton, që pa të mbetej pas Ferrarit të Vettelit në garën e të dielës së kaluar në Australi.

Gjithsesi britaniku i Mercedesit nuk dekurajohet dhe premton rikthimin, duke filluar që nga gara e ardhshme, në Bahrein.

“Gara e Melbournit nuk shkoi ashtu siç e kishim programuar dhe makinat Ferrari ditën ta shfrytëzojnë në maksimum çdo detaj. Duhet të pranoj se të dy pilotët rivalë ishin shumë të shpejtë dhe garuan shumë më mirë sesa dukej”, tha Hamilton.

Britaniku i Mercedesit megjithatë premton se skuadra ka punuar mjaft mirë dhe do të jetë kompetitive edhe këtë sezon.

“Ne të gjithë kemi punuar mjaft mirë dhe do të synojmë fitoren e parë, duke filluar që nga gara e Bahreinit. Mendoj se jemi mjaftueshëm të fortë dhe të uritur, për të triumfuar edhe këtë sezon. Forma e mirë e rivalëve tanë, vetëm sa do të na e zbukurojë fitoren”, u shpreh kampioni në fuqi i këtij sporti.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Nuk duelojmë dot me Mercedes dhe Red Bull, por me ata

Delo.autor

SUPRIZA NË FORMULA 1/ Piloti polak Robert Kubica drejt Ferrarit

Isa.Autor

FLET PËR RIKTHIMIN NË FORMULA 1/ Fernando Alonso: Për momentin jam përqendruar tek…

Delo.autor

Leave a Comment