Futboll La Liga

Zidane jep lajmin e mirë për tifozët para “El Clasico”

Trajneri Zinedine Zidane ka dalë i qeshur sot në konferencën e shtypit para ndeshjes së famshme të “El Clasico” ndaj Barcelonës, duke dhënë lajmin e mirë se Cristiano Ronaldo ka rikuperuar problemet fizike që ka patur dhe do të jenë nesër në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi portugez është stërvitur sot rregullisht në seancën e fundit stërvitore dhe do të jetë në fushë para tifozëve të tij, në ndeshjen më të rëndësishme të Primera Divizion. “Cristiano është mirë, ka rikuperuar dhe është në 100% të formës. Ai u stërvit mirë sot dhe kjo ka më shumë rëndësi. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Barcelonës nëse duam të fitojmë”, u shpreh Zinedine Zidane.

Më tej, trajneri francez i ka dhënë një këshillë sulmuesit portugez: “Gjëja më e rëndësishme është ndeshja dhe Ronaldo duhet të fokusohet vetëm te sfida e së shtunës. Për atë që ai ka bërë për këtë skuadër meriton respekt”. Por nëse Ronaldo ka rikuperuar ai që mund të mungojë, ose nisë ndeshjen nga stoli është Gareth Bale, që do të thotë se trajneri Zidani i duhet të gjejë një zëvendësues.
Unë besoj te të gjithë lojtarët e mi dhe te fitorja në këtë ndeshje. Jemi të karikuiar pas triumfit në Botërorin e klubeve dhe duam të gëzojmë fansat. Kam një komunikim të miër me të gjithë. Unë u besoj atyre dhe kur më thonë se janë 100%, unë e di që i kam gati. Për Bale do të vendos nesër”, tha Zidane.

Related posts

KATEGORIA E DYTË/ 10 skuadra zbresin në fushë, mësoni 5 përballjet e ditës së sotme

Delo.autor

Çfarë supergoli nga Canales në Sociedad-Levante

Q.Autor

NDODH EDHE KJO NË ITALI/ Hajdutët vjedhin në qendrën stërvitore të Interit

Delo.autor

Leave a Comment