Champions League Futboll

Liverpool gjunjëzon Manchester City dhe “prek” gjysmëfinalen

Liverpool ka bërë një pjesë të parë fantastike duke fituar 3-0 ndaj Manchester City dhe praktikisht është me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League.

Jurgen Klopp i ka dhënë një leksion Pep Guardiola duke e mundur për herë të shtatë në karrierë, më shumë se kushdo tjetër nga kolegët. Pasi ishte e vetmja skuadër që e ka mposhtur City në kampionat, Liverpool ëndërron edhe futjen mes katër ekipeve më të mira të Europës.

Mohamed Salah, njeriu i sezonit, kaloi në avantazh “të kuqtë” pas 12 minutash lojë, duke realizuar golin e tij të 38-të në 42 ndeshje zyrtare, më shumë se kushdo tjetër në Europë.

Në mesin e pjesës së parë vendasit dyfishuan rezultatin me një “predhë” të Chamberlain, që u ndal në rrjetë, ndërsa kur u mbush gjysmë ore lojë, Saido Mane shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit të Salah

Gjysmë ore futboll fantastik i Liverpool entuziazmoi stadiumin “Anfield Road” dhe gjunjëzoi Manchester City.

Në pjesën e dytë, Liverpool humbi shërbimet e Salah përshkak dëmtimi, por administroi avantazh e tre golave pa rrezikuar asgjë në prapavijë. Manchester City fitoi 8-0 me korne, por rezultati 3-0 ia bën thuajse të pamundur përmbysjen në “Ettihad Stadium”.

Related posts

HUMBI DUELIN E PARË ÇEREKFINALE CHAMPIONS/ Lojtari i Cityt befason: Ne jemi më të fortë sepse nuk kemi…

Delo.autor

ARSENAL NUK DI TË NDALET/ Pas një aksioni të nisur nga Xhaka, talenti Saka ndëshkon Chelsea me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI ARGJENTINAS/ Barcelona gati të ofrojë 110 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment