Futboll Ligue 1

PSG humbet tre titullarë për ndeshjen ndaj St.Etienne

Marco Verratti, Julian Draxler dhe Dani Alves nuk do të luajnë në ndeshjen që Paris Saint-Germain do të zhvillojë kundër Saint-Etienne, ditën e premte.

PSG fitoi 3-0 në fundjavën e kaluar kundër Monaco, në finalen e Kupës së Ligës së Francës, në një ndeshje ku Verratti dhe Draxler u zëvendësuan si pasojë e një tërheqje muskulore dhe dëmtim në gjurin e djathtë.

Alves e luajti të gjithë ndeshje në “Stade Geoffroy-Guichard”, megjithatë edhe ai ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore si pjesë e një dëmtimi në gju.

Dy të padisponueshmit e tjerë të PSG janë Neymar dhe Mota, kësisoj mes 18 të grumbulluarve janë edhe Timothy Weah dhe Kevin Rimane nga skuadra U-19.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve, luajtur në muajin gusht, u mbyll 3-0 për PSG në saj të golit të Motta dhe dygolëshit të Cavani.

PSG do të ngjitej +19 pikë nga Monaco e vendit të dytë, nëse fiton ndaj Saint-Etienne, që renditet në vendin e nëntë të klasifikimit.

Related posts

KLOPP KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Kampionët e Europës ofrojnë 65 mln euro për lojtarin “axurr”…

Delo.autor

Speciale/ Reali fitoi Chempionsin por festën më të madhe e ka bërë… Papa Franceskan

Sadik.Autor

DISFATA E KOMBËTARES NË STAMBOLL/ Mungon një karton i kuq për mbrojtësin turk, ja rasti

Delo.autor

Leave a Comment