Moto GP

Pedrosa më i shpejti në provat e lira, zhgënjejnë pretendentët

Dani Pedrosa me Honda ka dhënë kohën më të shpejtë sot në pistën e Motul, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në Moto  GP. Piloti spanjoll ndali kronometrin në 1’40”303 në përfundim të sesionit të parë të provave të lira, duke lënë pas britanik Cal Crutchloë me Honda LCR, ndërsa i treti u klasifikua italiani Andrea Iannone me Suzuki. Kjo është gara e dytë sezonale, por provat e sotme treguan se mund të ketë mjaft surpriza.

I katërti i rendit Johann Zarco me Ducati Pramac, duke lënë pas Jack Mikller dhe më pas u klasifikuan tri nga pretendentët për titullin kampion, Marc Marquez me Honda, Valentino Rossi me Yamaha dhe Andrea Dovizioso me Ducati. Këta të tre janë dhe pilotët që në garën e parë sezonale të Botërorit u ngjitën në podium. E veçanta e sesionit të parë të provave të lira ishte pista e papastër dhe motorët e patën të vështirë të përshtateshin.

Related posts

MOTO GP/ “Doktori” Rossi zyrtarizon të ardhmen: Ja çfarë do të ndodhë pas një viti

Delo.autor

Spanjolli i Honda operohet në dorë pas aksidentit në Argjentinë

Sadik.Autor

MotoGP/ Crutchlow i kënaqur nga Katari, por në Argjentinë do podiumin

Sadik.Autor

Leave a Comment