Futboll La Liga

Campo: Reali duhet ta ndalë Iniestan nëse dëshiron rezultat pozitiv kundër Barçës

Campo thotë se Barcelona është e pandalshme kur Iniesta është në formë.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”.

Katalunasit janë 11 pikë para rivalëve të Madridit, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Ivan Campo, e sheh Barcelonën në super formë dhe e konsideron të pandalshme nëse Andres Iniesta është në ditën e tij.

“Barcelona luan futboll të bukur, por Real Madridi sapo është kthyer nga triumfi në Kupën e Botës dhe për këtë ndeshja e së shtunës do të jetë emocionuese”, tha Campo.

“Barcelona ka lojtarë fantastik – jo vetëm Messi, por edhe Luis Suarez. Ata kanë gjithashtu Sergio Busquets, Ivan Rakitic dhe lojtarin tim të preferuar – Andres Iniesta. Mendoj se nëse Iniesta është në formë, Barcelona fiton normalisht”, shtoi ai.

“Si ekip, kur ata janë në formë, janë të pandalshëm. Jo vetëm për Real Madridin, por edhe për ekipe si Manchester United, Juventus etj…”, theksoi mes tjerash Campo.

Related posts

KATAR 2022/ Gjermania bën detyrën ndaj Islandës, Greqia ndal Spanjën

Delo.autor

MOURINHO E VENDOS TITULLAR NË CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Kumbulla: Nuk e prisja, ne duam të…

Delo.autor

FRIKSOHET SPALLETTI/ Ylli i INTERIT largohet nga kombëtarja pas dëmtimit të RËNDË në gju

Isa.Autor

Leave a Comment