Futboll

Dybala vë bast për shokët: Do të fitojnë në Madrid

Paulo Dybala feston fitoren ndaj Benevento ku shënoi një tregolësh shumë të rëndësishëm në aspektin personal, pas kritikave që kishte marrë në ndeshjet e fundit. Sulmuesi argjentinas i Juventus ka arritur kuotën e 21 golave në këtë sezon të Serie A, një rekord personal.

“Këto gola ia kushtoj mamasë time që sot ka datëlindjen. Fituam një ndeshje të komplikuar dhe u treguam të aftë në marrjen e tre pikëve. Duhet t’i japim meritë Benevento, që nuk fushën e saj luan shumë mirë. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre, edhe pse janë në vend të fundit,” – tha Dybala.

Argjentinasi shënoi dy gola me penallti, pasi kishte humbur penalltinë e fundit të ekzekutuar: “Mund të ndodhë që të gabosh, sepse edhe portierët stërviten për t’i pritur penalltitë. Jam i kënaqur për golat sepse nuk kanë qenë ditë të lehta për mua dhe ekipin.”

Në fund, një momentin për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Real Madrid, ku ai do të jetë i skualifikuar: “Shokët e mi janë futbollistë që nuk dorëzohen kurrë. Unë besoj verbërisht te ata. Do të shkojmë në Madrid për të fituar, ndryshe nuk nisemi fare nga Torino.”

Related posts

DORTMUND I PAPËRMBAJTSHËM/ Haaland realizon golin e tretë, Guerreiro kompleton “pokerin” (VIDEO)

Delo.autor

“ZGJOHET” MANCHESTER UNITED/ Kundërpërgjigjen talentet e Solskjaer, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

PAS NDESHJES MIQËSORE/ Pep Guardiola i jep një mësim Aleix Garcias (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment