Futboll Premier League

Rinovimi me mesfushorin është prioriteti i Wenger

Arsenal synon të rinovojë kontratën me Aaron Ramsey për të shmangur një situatë të ngjashme me atë të Alexis Sanchez, i cili u largua te Manchester United në muajin janar.

Ramsey, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të Europa League kundër CSKA Moskë, do të futet së shpejti në sezoni e fundit të kontratës së tij me “topçinjtë”.

27-vjeçari nga Uellsi, që aktualisht merr 130 mijë euro në javë, e mbyll kontratën me Arsenal në qershor 2019.

Arsenal po ndjek një politikë të re që i paguan mirë futbollistët, teksa Ozil merr 400 mijë euro në javë, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang merr 250 mijë euro.

Wenger tha: “Po flasim me futbollistin dhe përfaqësuesin e tij dhe kanë mbetur 14 muaj nga fundi i kontratës, kësisoj kam shumë besim se Ramsey do të qëndrojë me ne. Rinovimi i tij është prioritet për mua.”

Related posts

Philpp Lahm nuk e përjashton mundësinë e një rikthim te Bayern

Sadik.Autor

Napoli/ Ghoulam: Kurrë nuk kam menduar të largohem, synojmë Scudetton

Q.Autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment