Futboll Premier League

Zbulohet marrëveshja, Allegri në stolin e Chelsea pas Champions

Max Allegri pritet të drejtojë skuadrën e Chelsea sezonin e ardhshëm në Premier League, duke zënë vendin e një tjetër trajneri italian, Antonio Conte, që pritet të lërë “blutë” e Londrës në fund të kampionatit. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “Express”, që shton se palët kanë arritur marrëveshjen, por gjithçka pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së kthimit që Juventusi do të luajë në Madrid ndaj Realit, në çerekfinalet e Champions League.

Allegri, aktualisht trajner i Juventusit, humbi 0-3 në Torino ndeshjen e parë ndaj Real dhe nuk pritet që bardhezinjtë të bëjnë mrekullinë në Madrid, ndaj trajneri ka vendosur të provojë një aventurë të re, duke zgjedhur Premier League. Kandidat për të drejtuar Chelsea është edhe Luis Enrique, por ai mbetet alternativa e dytë për presidenti Roman Abramovich, që preferon më shumë Allegrin. Madje edhe Enrique duket se ka preferencat e tij, pasi kërkon stolin e PSG-së ose Arsenalit.

Edhe vetë Allegri ka pranuar se detyra e ardhshme larg Serisë A do të jetë në Premier League, ndërkohë që trajneri italian ka shumë admirues, pasi emri i tij është përmenduar edhe si zëvendësuesi i Zidane te skuadra “merengues”. Por Chelsea duket se ka mbyllur gjithçka para kohe, për të evituar që Allegri të zgjedhë një ekip tjetër, ndaj ka arritur një marrëveshje me trajnerin italian, për ta sjellë atë në “Stamford Bridge” sezonin tjetër.

Related posts

Barcelona, 36 ndeshje pa humbje – 2 larg rekordit historik

Q.Autor

“MBRET” NË SPANJË/ Uzuni nuk di të ndalet, dy gola larg rekordit historik

F.autor

Braziliani u shkel syrin Barcelonës e Realit: Klubet më të mëdha në botë

Q.Autor

Leave a Comment