Futboll Premier League

Danny Welbeck “nderon” Arsenal kundër Southampton

Arsenal ka fituar 3-2 ndaj Southampton në “Emirates Stadium”, në një ndeshje ku trajneri Arsene Wenger la pushim disa titullarë si Ramsey, Ozil, Monreal, Koscielny, etj…

Southampton shënoi i pari kur u mbush çerekore lojë me anë të Shane Long, por pas dhjetë minutash Arsenal vuri baraspeshën me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, pas një kombinimi me Welbeck.

Danny Welbeck kompletoi përmbysjen e “topçinjve” në pjesën e parë, duke realizuar golin e dytë, por 15 minuta para fundit trajneri i Southampton, Mark Hughes bëri lëvizjen e duhur duke aktivizuar Charlie Austin.

Pas vetëm dy minutash në fushën e lojës Austin realizoi golin e barazimit 2-2 për miqtë. Ky i fundit ka shënuar gol në të katër ndeshjet e luajtura ndaj Arsenal në karrierën e tij.

Por nëntë minuta para fundit, Arsenal shënoi golin e tretë, sërish me anë të Welbeck, njeriu i ndeshjes. Në 23 ndeshjet e fundit kundër “shenjëtorëve” në “Emirates Stadium”, Arsenal nuk ka humbur asnjë me 17 fitore dhe 6 barazime.

Southampton mbeten në vendin e tretë nga fundi dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, ndërsa Arsenal do të luajë në Moskë, në mesjavë për çerekfinalen e kthimit të Europa League, pasi ka fituar 4-1 në ndeshjen e parë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi 22-vjeçar me COVID-19, e gjithë Hertha e Berlinit në karantinë

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United merkato në Torino, do yllin e Juventus! (EMRI)

Delo.autor

U PREZANTUA SI BLERJA MË E RE TEK MILAN/ Mbrojtësi Toure: Realizova ëndrrën, s’e besoj që jam “kuqezi”

Delo.autor

Leave a Comment