Futboll

Sarkazma i kushton 1,000 € skuadrës italiane

Skuadra e Serie B Avellino është gjobitur me 1,000 euro pasi folësi i stadiumit bëri një batutë me sarkazëm për sa i përket kohës shtesë që u dha nga arbitri.

Avellino mposhti Perugia-n 2-0 duke u ngjitur në vend të 16-të mbi Pescara-n në kategorinë e dytë.

Dukej sikur folësi i stadiumit nuk ishte shumë i kënaqur me shtatë minutat shtesë të dhëna në fund të sfidës.

Në raportin disiplinor të ditës së martë, Serie B ka dënuar me një gjobë 1,000 pasi folësi i stadiumit gjatë komnukinatës drejt tifozëve ka bërë një koment me sarkazëm për sa i përket kohës shtesë të dhënë nga arbitri në fund të pjesës së dytë.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me grupi e studimeve teknike të FIFA-s në Kupën e Botës “RUSI 2018”

Sadik.Autor

I SINQERTË DHE DIPLOMAT/ MESSI tregon me cilin ekip dëshiron të përballet në Champions

Isa.Autor

U STËRVIT DY DITË ME BYLIS/ Mesfushori serb largohet nga “Ballshiotët”, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment