Futboll Seria A

Elseid Hysaj mes më të mirëve

Elseid Hysaj është bërë pjesë e futbollistëve më të rëndësishëm në botë. Kësaj here është revista e njohur britanike “World Soccer” që e përfshin mes 500 lojtarëve më të mirë. Në numrin e muajit prill Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtarës që vlerësohet.

Kontributi i tij me Napolin dhe Kuqezinjtë janë kriteret ku është mbështetur gjykimi i revistës. Mbrojtësi i djathtë i cili shikon edhe nga sulmi ndihmoi Shqipërinë të kualifikohej në Euro 2016 dhe është një futbollist i rëndësishëm për Napoli në Serie A. Elseid Hysaj përmedet edhe si një dëshirë për ekipe të njohur në merkaton e verës.

Në të kaluarën pjesë përzgjedhjeve të revistës “World Soccer” nga lojtarët e Kombëtares kanë qenë edhe Lorik Cana, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka. Për 2018 një tjetër futbollist me prejardhje shqiptare, por që luan me Zvicrën është Xherdan Shaqiri.

Related posts

Si përgjigjet Heynckes kur i kërkojnë të krahasojë Ronaldon me Lewandowski

Sadik.Autor

MAURIZIO SARRI PRANË SHKARKIMIT/ Nëse zëvendësohet nga Zidane, ja si ndryshon formacioni i Chelseat

Delo.autor

FESTAT E FUNDVITIT/ Neymar dhe Mbappe surprizojnë Tottin për Krishtlindje, ja dhurata e çmuar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment