Basketball Sport

LeBron James: Për të ardhmen time do të vendosë familja

E ardhmja e LeBron James, që më 1 korrik do të jetë “free agent” (lojtar i lirë), vazhdon të jetë nëj rebus për të gjithë, madje edhe për vetë lojtarin.

Në një intervistë të dhënë sot, ylli i Cleveland Cavaliers ka bërë me dije se edhe për të vetë e ardhmja është e paqartë edhe pse përflitet se Los Anxhelosi do të jetë shtëpia e tij e re. Çka do të thotë se një transferim te skuadra e LA Lakers është mundësia më e madhe për “Mbretin James”.

Por LeBron shprehet se para se të marrë vendimin përfundimtar do të dëgjojë edhe familjarët e tij. “Familja ime është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të bisedoj me ta dhe do të vendos. Për sa më përket mua, unë dua të luaj me një skuadër që më garanton fitoren e titullit, dua të luaj për të fituar, pasi e ndjej se jam në gjendje për të luajtur në nivele të larta”, u shpreh LeBron James, një nga yjet e NBA-së, kampion me Miami dhe Cavaliers.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ ROONEY mahnit Amerikën, SPEKTAKËL në minutat shtesë (VIDEO)

Isa.Autor

Kombëtaret e volejbollit nisin grumbullimin në prag të Ligës së Europës

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Zbulohet PAKTI SEKRET mes NEYMAR dhe SHEIKUT, do largohet në verë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment