Boks

Dana White: Revanshi McGregor-Mayweather, idiotësia më e madhe që kam dëgjuar

Ëndrra e fansave për një tjetër duel mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather nuk ka për t’u shuar asnjëherë, një përballje që këtë herë me shumë gjasa do të zhvillohet në kafaz, ashtu sikurse ka deklaruar ish-boksieri amerikan. Por ashtu sikurse edhe duel i parë mes dy sportistëve kërkoi shumë kohë për t’u zhvilluar edhe kjo sfidë e dytë mund të kërkojë shumë kohë, ndoshta më shumë se një vit, kohë të cilën të dy sportistët e kanë në dispozicion.

Ditët e fundit janë shtuar zërat se dy sportistët do të duelojnë në kafaz me rregulla të modifikuara, një duel me 5 raunde me nga 5 minuta secili, doreza me peshë 4 “ounce”, pa gjuajtje me këmbë, pa goditje me gju dhe bërryla. Dhe ashtu si herën e parë, dueli do të promovohet nga “Mayweather Promotions”, UFC dhe McGregor Promotions”.

Por numri 1 i arteve marciale mikse, Dana White, në një mesazh në rrjetet sociale ka deklaruar se kjo sfidë nuk ka për t’u zhvilluar dhe se fjalët e thëna janë spekulime mediatike. “Asgjë nga ato që janë thënë nuk janë të vërteta, madje as nuk i afrohen të vërtetës. Janë idiotësirat më të mëdha që kam dëgjuar ndonjëherë”, shkruan White, presidenti i UFC-së.

 

 

Related posts

Krasniqi mbron titullin ndaj kundërshtarit nga MMA-ja/ Boksieri: Luftova në çdo moment me…

Isa.Autor

PARASHIKON REVANSHIN NDAJ DEONTAY WILDER/ Zbulon menaxheri i njohur i boksit: Fury superior në çdo drejtim…

Delo.autor

PËRBALLJA DILLIAN WHITE-POVETKIN/ Ring në oborrin e një shtëpie, këtu do të shkruhet historia e boksit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment