Futboll

Paraguaian dhe feston me shqiponjë, çuditen shqiptarët e Basel (VIDEO)

Albian Ajeti u habit kur pa që shoku i tij i skuadrës, paraguaiani Blas Riveiros bëri shqiponjën me duar pasi shënoi gol kundër FC Zurich.

Madje u hutua dhe mendoi se mos sulmuesi amerikano-latin kishte ndonjë nga familja me origjinë shqiptare. Por në vazhdim, u sqarua se përse futbollisti i Basel-it kishte festuar në të tillë mënyrë. Për të mbajtur premtimin ndaj një miku.

“E bëra se ia kisha pretuar një shoku, emri i tij është Bashkim. Ai punon në një qendër tregtare. E njoh prej gati gjysmë viti. Ai më kërkoi që të bëja shqiponjën nëse realizoja”, u shpreh Riveiros për zviceranen Blick. Paraguaiani realizoi golin e parë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij kundër FC Zurich. Aktualisht te Basel luajnë dy shqiptarë, Albian Ajeti si edhe Taulant Xhaka.

Related posts

Juventusi në hall, gjigandët spanjollë hidhen në sulm për yllin e skuadrës

Sadik.Autor

LIVERPOOL NIS MERKATON/ Klopp i “shkel syrin” portierit të Bundesligas…

Delo.autor

TË JASHTËZAKONSHËM TIFOZËT E FLAMENGOS/ Shikoni çfarë bëjnë para finales ndaj River Plate (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment