Futboll Premier League

Liverpool është gati të shesë Salah vetëm me një kusht

Të besuarit e Jurgen Klopp kanë shkuar në gjysmëfinalen e Champions League.

Dhe të premten pasdite do të merret vesh kundërshtari i ardhshëm. Të Kuqtë mund të përballen me Real Madrid, Roma dhe Bayern.

Salah ka qenë në formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 39 gola dhe duke përgatitur 13 të tjerë për shokët e ekipit në të gjitha kompeticionet.

Real Madrid është përfolur për një interesim të sulmuesit egjiptian.

Dhe tani spanjollja Don Balon, e njohur për pretendimet e çmendura në merkato, raporton se Liverpool i ka dhënë një garanci Salah.

Real kërkon të blejë ish-lojtarin e Roma-s për ta zëvendësuar me Gareth Bale, sipas raporteve.

Liverpool kërkon ta mbajë me çdo kusht yllin e ekipit, pasi tashmë kanë shitur Coutinho-n te Barcelona në janar.

Por nëse Të Kuqtë do të fitonin Champions League, klubi do të ishte i gatshëm ta linte të largohej.

Related posts

Neymar, Thiago Silva, Di Maria…? “Zbrazet” trajneri i PSG-së, Unai Emery

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Supergoli i Telushit. “Demat” kalojnë në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Elseid Hysaj drejt Chelsea, “djeg” klauzolën me…

Sadik.Autor

Leave a Comment