Futboll Premier League

Mourinho: Mendova se do fitonim lehtë, s’mund ta ndal lojën përgjysmë t’i tregoj si të luajnë

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, u shpreh i pakënaqur me rezultatin e takimit ndaj Leicesterit.

Leicesteri arriti të sigurojë një barazim prej 2-2 ndaj Unitedit në momentet e fundit të takimit.

Dhe, Mourinho nuk u tregua aspak i kënaqur me atë që ka parë.

“Unë ndihem mirë, ndihem mirë si burrë, punoj shumë dhe lojtarët bëjnë njëjtë. Ne u dënuam nga gabimet tona. Ishte ndeshje e lehtë për t’u fituar, bëmë gjithçka për fitore. Kur humbisni raste të sigurta, humbisni posedimin si fëmijë, atëherë dënoheni në fund”.

“Unë u thashë lojtarëve në pjesë të parë se është ndeshje e lehtë për t’u fituar. Rezultati është dashur të jetë 4, 5, 6…”.

“Ne nuk fituam sepse kemi humbur raste të pabesueshme. Unë them se humbëm raste të sigurta”.

“Është akumulim i gabimeve, dhe unë s’mund ta ndalë lojën pesë minuta para fundit t’u tergoj si të luajmë”, potencoi Mourinho.

Related posts

KËRKON NJË EKSPERIENCË TË RE/ Stramaccioni, ofertë tronditëse për t’u kthyer në stol

Delo.autor

CHAMPIONS/ I jashtëzakonshëm, Neymar realizon “MAGJINË” e radhës ndaj Basaksehir (VIDEO)

Delo.autor

U PREZANTUA SOT TEK REALI/ Braziliani shpërthen në lot: Gjithçka e kam arritur falë… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment