Futboll

HIDHET SHORTEU/ Ja cilat janë çiftet gjysmëfinaliste në Europa League

Është hedhur para pak minutash në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Europës, i cili ka rezervuar 2 përballje spektakolare.

Arsenali dhe Atletiko do të përlasen së bashku në gjysmëfinale, ndërsa Marseja do të ketë kundërshtar, Salzburgun e Valon Berishës.

Kompeticionet UEFA kanë dhënë verdiktet e tyre pas çerekfinaleve të mbyllura dje me Ligën e Europës. Pasi Liga e Kampioneve ka njohur mes së martës dhe së mërkurës në mbrëmje katër finalistet e mbetura të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, edhe “kupa e vogël” ka mësuar ekipet që do të tentojnë trofeun e dytë kontinental.

Për sa i përket shortit, sot në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, do të zbardhen çiftet gjysmëfinaliste të të dy turneve. Sipas rregullores së UEFA-s, ndryshe nga 1/8-at, ku nuk lejohen përballje nga i njëjti shtet apo akoma më shumë edhe çiftimi i dy skuadrave që kanë luajtur më parë në grupe, në fazën çerekfinale, por edhe në atë gjysmëfinale, nuk do të ketë barriera, pra, shorti është i lirë. Kjo do të thotë se mund të ketë çfarëdolloj përballje të mundshme.

Në Ligën e Kampioneve, Reali i Madridit, Liverpuli, Roma dhe Bajerni i Mynihut do të presin fatin e goglave, ashtu sikurse në Ligën e Europës do të bëjnë Arsenali, Marseja, Salzburgu dhe Atletiko e Madridit.

Nëse në Champions skuadra për t’u mundur në letër është Reali, në Ligën e Europës favoritet janë Arsenali dhe Atletiko. Madje, për “topçinjtë” kjo është edhe rruga më e shkurtër, duke parë pozitat e tyre në kampionat që, duke fituar Ligën e Europës, të kualifikohen për në Champions edhe pa hyrë mes katër të parave në Premier Ligë.

Related posts

THOMAS STRAKOSHA TREMB LAZION/ “Gardiani” pëson dëmtim gjatë stërvitjes, ja kur pritet të jetë i gatshëm

Delo.autor

NUK KA MË DILEMA/ IBRA shumë pranë MILANIT, vendos UEFA fatin e kuqezinjve

Isa.Autor

“SHFRYEN NERVAT”/ Mourinho çmendet pas golit të Man United në fund (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment