Futboll

van Gaal: Të largohet nga United, Blind më mirë të transferohet te Barcelona!

Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal i ka sugjeruar mbrojtësit holandez, Daley Blind që të largohet nga “Old Trafford”, për tu transferuar te Barcelona. Asi i Manchester United, tashmë konsiderohet si një objektiv i mundshëm i Barcelonës, me të ardhmen e tij të pasigurtë te “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti i përfaqësueses së Holandës, ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2014, por edhe gati pas katër vitesh, pozicioni i tij më i mirë mbetet ende një mister. Barcelona e kërkon Blind si një zëvendësim të mundshëm të Javier Mascherano, që pritet të transferohet për në Superligën kineze. Pikërisht në këto kushte, ish-trajneri i United, Van Gaal i ka sugjeruar holandezit që të largohet nga klubi aktual, për tu transferuar në “Nou Camp”, nëse do t’i ofrohet mundësia.

“Daley Blind është shumë më mirë po të transferohet te Barcelona, se sa të qëndrojë te Manchester United. Ai ndonjëherë nuk është më as në pankinën e United. Daley mund të luajë në më shumë se një pozicion dhe te Barcelona ai nuk do të qëndronte kurrë në pankinë.

Mendoj se Daley do të përshtatej shumë mirë te Barcelona. Niveli dhe stili i lojës së tij përshtatet më shumë në Spanjë se në Angli. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, si mesfushor mbrojtës, ose mbrojtës i majtë. Daley mund të bëjë gjithçka”, deklaroi Van Gaal për mbrojtësin e Manchester United, Daley Blind.

Related posts

MARIO BALOTELI GATI TË RIKTHEHET NË ITALI/ Pritet ta marrë skuadra që u ngjit në Serie A

F.autor

MILAN KATASTROFAL/ Quagriarella kalon në avantazh Sampin (VIDEO)

Isa.Autor

E GODET me GRUSHTE dhe e TËRHEQ ZVARRË, Sportisti i njohur rreh keq të dashurën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment