Champions League Futboll

Klopp: Kush mendon se Roma është një rival i lehtë, nuk e ka parë kundër Barçës

Nuk feston aspak Jurgen Klopp, pasi shorti i ka vënë përballë ekipin e Romës në gjysmëfinalet e Champions League.

“Nëse dikush mendon se patëm fat në short, unë nuk jam kurrsesi dakord: me siguri ai që flet në të tillë mënyrë nuk ka pasur ndeshjet e verdhekuqve kundër Barcelonës,” – deklaroi trajneri i Liverpool.

Për gjermanin nuk është arsye për të festuar se ka shmangur Real Madrid dhe Bayern Munich: “Do të kishim pasur shanse edhe ndaj tyre. Kundër Romës kemi mundësitë tona.”

“E kam parë Romën në të dyja ndeshjet me Barcelonën. Humbja 4-1 në ndeshjen e parë nuk ishte rezultati i drejtë me atë që u pa në fushë. Në ndeshjen e kthimit mund të fitonin 5-0, më kanë lënë shumë mbresa,” – deklaroi Klopp.

Related posts

“JEMI DUKE KËRKUAR…”/ Solskjaer rrëfen sekretin e suksesit: Pas çdo ndeshje takohem me atë

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana-Teuta do të luhet në “Air Albania Stadium”

F.autor

I nderuan Xhaka e Shaqiri, shikoni festën e tifozëve zviceran në Rusi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment