Europa League Futboll

Drejtori sportiv i Atletico-s, Villaverde: Në këtë fazë nuk ka favoritë

Shorti i hedhur pak minuta më parë në Nyon të Zvicrës vendosi përballë njëra-tjetrës dy pretendentët kryesorë për titullin e Europa League, Arsenal-in dhe Atletico-n e Madrid-it.

Menjëherë pas shortit, drejtori sportiv i “Los Cholcheoneros” Clement Villaverde, vlerësoi skuadrën angleze, ndërsa theksoi se në këtë pikët ë garës nuk ka skuadër të lehtë.

“Ne kemi qenë në këtë fazë në gjashtë vitet e fundit dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Në këtë fazë gjithmonë ka ndeshje të vështira, rivalë të mëdhenj dhe Arsenali është njëri prej tyre.

“Kualifikimi është i ndarë në  50% me 50 % dhe ka dy ndeshje që mund të jenë krejtësisht të ndryshme.”-tha Villaverde për mikrofonin e “Bein Sports”.

Related posts

Pastore titullar te PSG, por Interi nuk dorëzohet. Brozoviç drejt La Ligës

Q.Autor

“E RËNDËSISHME TË NDËRTOSH NJË STADIUM TË RI NË MILANO”/ Zhang: Lukaku ishte njeriu i duhur për të fituar, Conte ka…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Koke, Griezmann ndëshkon Liverpool. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment