Futboll La Liga Sport

Suarez: Tani duket sikur fitorja e titullit nuk vlen asgjë

Megjithëse fitorja e Barcelona-s 2-1 ndaj Valencia-s ka thyer një rekord me 39 ndeshje pa humbur në La Liga, Luis Suarez qahet për faktin se publiku nuk e vlerëson meritën e fitimit të titullit.

Katalanasit tani janë vetëm shtatë pikë larg triumfit të shtatë në 10 vitet e fundit.

“Mendoj se statistikat janë aty për t’u thyer,” shprehet ai për gazetarët pas ndeshjes.

“E dimë se publiku mund të inatoset, është normale, por mesa duket nuk ka më vlerë kur fiton titullin kampion.

“Ata duhet të na përgëzojnë për sezonin e madh që kemi luajtur, që nuk është diçka e lehtë.”

Pas humbjes ndaj Roma-s në Champions League, ishte e rëndësishme që Barça të përgjigjej me një fitore ndaj Valencia-s.

“Ishte një hap përpara drejt objektivit tonë. Kanë mbetur edhe disa ndeshje por kemi një avantazh të mirë. gjëja më e rëndësishme ishte goli i parë. të gjithë e dinë se gjendja jonë mendore nuk ishte e mirë ndaj një rivali që gjithmonë të vë në vështirësi.”

Related posts

SARRI VAZHDON ENDE PA NJË KLUB/ Trajneri italian ka vendosur të ardhmen, por duhet telefonata…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllet pjesa e parë: TIRANA – PARTIZANI spektakël për 45 minuta

Isa.Autor

FITORE ME VUAJTJE/ Napolit i mjafton Osimhen dhe super Ospina për 3 pikë të vuajtura

Delo.autor

Leave a Comment