Futboll Premier League

Lukaku i pakënaqur te Manchester United, shkak është Ibrahimoviç

Romelu Lukaku është i pakënaqur tek Manchester United dhe arsyeja është pikërisht Zlatan Ibrahimoviç. Është pikërisht bomberi suedez, që duke se shqetëson sulmuesin belg. Madje, vetë ky i fundit, është ankuar se Zlatan kur është në fushën e blertë, i kërkon Lukakut të spostohet në krahët e sulmit, rol që për belgun nuk është aspak i përshtatshëm.

Numri 9 i ‘Djajve të Kuq’ vazhdon të jetë zgjedhja e parë për teknikun Mourinho, por që prej momentit kur në skuadër është rikthyer Ibra, performanca e tij ka pësuar rënie. Në 11 ndeshjet e para Lukaku shënoi 10 gola, ndërsa me rikthimin e Zlatan, numri u reduktua në 4 rrjeta në 10 takimet e fundit. Raporti mes dy bomberave në fillim ishte fantastik. Në momentin e transferimit tek United, suedezi dha aprovimin që numri 9 që i mbante në fanellë t’i kalonte Lukakut, ndërkohë që tashmë marrëdhënia mes palëve nuk është nga më të mirat.

Pakënaqësia e belgut rrezikon të gjunjëzojë dhe raporte të tjera. Teksa priste të gjente mbështetjen e agjentit të tij Mino Raiola, ky i fundit është pozicionuar në krahun e Ibrës, me të cilin ka shumë vite që bashkëpunon, por nuk mbaron me kaq.

Gjithashtu dhe miku më i afërt i Lukakut, Pol Pogba po mbështet Ibrën. Ai që mund të bëjë në një farë mënyrë rolin e rregullatorit është pikërisht tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, që vijon t’i besojë dhe të mbështesë belgun.

Related posts

FESTA E GJITHË SHQIPTARE/ Çokaj “shpërthen” në krahun djathtë dhe Tuci shënon për Lokomotivën (VIDEO)

Delo.autor

Vincenzo Montella: Sevilla është më e fortë se Milani

Q.Autor

Kategorisë Superiore/ Golin më të bukur e shënon futbollisti që nuk do luaj më në…

Isa.Autor

Leave a Comment