Futboll Sport

Lothar Matthaus, një histori rekordi në Botëror që vështirë të thyhet (VIDEO)

Botërori Rusi 2018 po afron, teksa kanë mbetur edhe 61 ditë. Më 14 qershor, për të qenë të saktë – starton në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ku vendasit do të ndeshen me Arabinë Saudite.
Ky do të jetë edicioni i 21-të i Kupës së Botës, një turne botëror që do të zhvillohet në Rusi nga data 14 qershor deri në datën 15 korrik. Ndër këto edicione kanë ndodhur fakte të veçanta, ku në këtë shkrim do flasim për një fakt që ka lidhje me ditët që kanë mbetur nga starti- 61.


Në vitin 1961 – më 21 mars 1961, për të qenë preciz – lindi Lothar Matthaus në qytetin e Erlangen, Gjermani. Atë ditë, askush nuk mund të imagjinonte që “Loddar” në të ardhmen do të bëhej një nga heronjtë më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të Kupës së Botës.

57-vjeçari ka luajtur në total 25 ndeshje gjatë Botërorëve të ndryshëm, shifër rekord në historinë e këtij kompeticioni. Ai ka luajtur në çdo Botëror që nga viti 1982 deri në vitin 1998, duke qenë një nga dy lojtarët e vetëm që kanë luajtur në pesë finale të Kupës së Botës, së bashku me portierin meksikan Antonio Carbajal (1950-1966).


Edhe pse për Gianluigi Buffon, Botërori i Brazil-it në vitin 2014, ishte e pesta në karrierën e tij, portieri italian nuk arriti të barazonte rekordin e Matthaus dhe Carbajal, pasi nuk aktivizua gjatë botërorit të zhvilluar në Francë në vitin 1998. Kujtojmë që portieri më i mirë i FIFA-s 2017 dhe skuadra e Italisë nuk u kualifikuan dot për Rusi 2018. /EDS/

Related posts

BËHET GATI PËR LOJËN DHE ULET NË STOL/ Fonseka “tallet” me Marash Kumbullën

Delo.autor

ZIKALTRIT NISIN FESTËN/ INTERI shumë pranë sulmuesit të Man United

Isa.Autor

Mourinho gëzon tifozët e Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment