Futboll Seria A Sport

Juventus-Sampdoria, Chiellini mund të jetë protagonist

Juventus do të duhet ta harrojë sa më shpejt eliminimin dramatik të pësuar në Champions League kundër Real Madrid dhe të reagojë në sfidën që do të luajë sot kundër Sampdoria-s në kampionat.

Bardhezinjtë kanë pësuar vetëm dy humbje në këtë kampionat dhe një nga këto ka ardhur në takimin e fazës së parë të luajtur në fushën e Sampdoria-s. Skuadra e Massimiliano Allegri-t ka pësuar gol në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa Sampdoria ka pësuar të paktën dy gola në gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit ë Serisë A që ka luajtur në transfertë.

50% të golave të pësuar nga torinezët në këtë sezon (9 nga 18) kanë ardhur nga goditjet standarde. Ndërkohë, bardheblutë kanë pësuar tetë gola nga lojtarët e aktivizuar nga stoli, më shumë se çdo ekip tjetër i kampionatit italian. Kjo do të jetë ndeshja numër 350 për Massimiliano Allegri-n si trajner në Serinë A.

Ai ka fituar 60.2% të këtyre takimeve, një rekord mes trajnerëve aktualë të kampionatit italian. Giorgio Chiellini ka realizuar katër gola në kampionat kundër Sampdoria-s, më shumë se ndaj çdo ekipi tjetër.

Related posts

DERBI I “MADONINËS”/ Ibra siguria e vetme e Milanit, Eriksen kthehet “problem” për Inter

Delo.autor

GUARDIOLA E DO ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Ja shifra “faraonike” që vendos Barcelona për Dembele

Delo.autor

TOP 20 KLUBET ME VLERËN MË LARTË BOTËRORE/ Barcelona komandon rruzullin, por vetëm 100 mijë dollarë më shumë se Real

Delo.autor

Leave a Comment