Futboll La Liga

Talenti i Realit takon Ronaldon, ja sesi e quan ai ‘yllin’ portugez (FOTO)

“Më i miri në botë”, ka shkruar Vinicius Junior në fotografinë e postuar me Ronaldon në “Instagram”.

Cristiano Ronaldo është takuar me transferimin e ri të Real Madridit, Vinicius Junior, pas humbjes 3:0 nga Barcelona të shtunën.

Madridi pagoi 45 milionë euro në maj për 17 vjeçarin, që do të mbetet te Flamengo në huazim edhe për një sezon.

Braziliani udhëtoi në Madrid për të parë El Clasicon në Santiago Bernabeu. Ai gjithashtu u njoftua më shumë me klubin ku pretendon të luajë për shumë vite në të ardhmen.

Vinicius Junior u takua me shokun e ardhshëm të skuadrës pas ndeshjes me Barcelonën dhe bëri foto me portugezin, që e postoi në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shkruar: “Më i miri në botë”.

Related posts

Kane, gati t’i dëgjojë ofertat e Unitedit gjatë verës

Q.Autor

PO SHKËLQEN KËTË SEZON ME REAL MADRID/ Vinicius: Kontrata ime është e një 16 vjeçari, dua të rinovoj

Delo.autor

“RONALDO MË THA SE MUND TË PËRFUNDOJË NË…”/ Nani zbulon bisedën me yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment