Futboll Sport

Barcelona përgatit 75 milionë euro për Martial

Barcelona po konsideron një transferim me vlerë 75 milionë euro për sulmuesin e Manchester United Anthony Martial.

Raportohet se kanë ngecur negociatat për një rinovim me drejtuesit e United pasi lojtari nuk është i kënaqur me minutat e luajtura nën drejtimin e Jose Mourinho. Marrëveshja e tij aktuale kadon në verën e 2019 – por United ka opsionin për të rinovuar për një vit tjetër.

Që kur Alexis Sanchez i është bashkuar klubit, Martial nuk ka shënuar dhe ka nisur nga minuta e parë vetëm katër ndeshje.

Martial gjithashtu thuhet të jetë i pakënaqur që i është kërkuar të luajë në të djathtë pasi vendin e tij në të majtë e ka zënë Sanchez.

Barcelona konsideroi një ofertë për Martial edhe verën e kaluar përpara se të merrte Dembele por tani mund të rikthehen për të blerë francezin në verën që na pret.

Gjithashtu katalanasit po shohin me vëmendje progresin e Ryan Sessegnon që aktualisht luan te Fulham në kategorinë e dytë angleze. 17-vjeçari ka shënuar 14 gola në 43 paraqitje me klubin e tij.

Related posts

NDËRHYRJE HORROR/ Talenti francez lë fushën e lojës me barelë dhe oksigjen në hundë (VIDFEO)

Delo.autor

Cavani zbulon të ardhmen dhe “vesin” që e ndihmon të shënojë gola

Q.Autor

Ylli i Milanit mungon ndeshjen e ardhshme

Sadik.Autor

Leave a Comment