Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Rrëzimi i helikopterit, dyshohet për 4 VIKTIMA, mes tyre edhe pronari i Leicester

Tragjedia e rrëzimit të helikopterit të pronarit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabhael, dje në mbrëmje pak pasi kishte përfunduar ndeshja ndaj West Ham (barazim 1-1) ka tronditur botën e futbollit. Helikopteri u rrëzua në parkingun e statiumit, rreth 200 metra larg impiantit sportiv “King Power Stadium”, nga ku dhe ishte nisur, ashtu si zakonisht.

Mediat britanike, mëngjesin e sotëm, bëjnë me dije se mund të jenë 4 viktimat pas këtij incidenti, 2 pilotët, pronari i klubit të Leicester, Leicester, Vichai Srivaddhanaprabhael dhe djali I tij, Aiyëatt. Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga klubi apo policia, që po vijon hetimet, ndërkohë që flakët kanë përpirë mjetin fluturues pas aksidentit.

Related posts

STARTON SOT KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Mësoni gjithçka rreth këtij kompeticioni

Delo.autor

E KATËRTA NË KAMPIONATIN EUROPIAN/ Gega: Besoja tek medalja. Isha e pafat

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Granit Xhaka shpërblehet me shiritin e kapitenit të Arsenalit

Delo.autor

Leave a Comment