Futboll Sport

E pabesueshme, roveshiata e Ronaldo-s nuk është goli më i bukur i çerekfinaleve

Roveshiata fantastike e Cristiano Ronaldo-s ndaj Juventus nuk është goli më i bukur se goli i Mohamed Salah në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester City-t.

Sulmuesi i Real Madrid befasoi botën e futbollit me një nga roveshiatat më të bukura të shënuara në Champions, duke mundur legjendën e Juve-s Gigi Buffon.

Teksa goli i 33-vjeçarit është vlerësuar së tepërmi si nga tifozët ashtu edhe nga dyshuesit e tij, është për t’u habitur sesi Salah mund të ketë shënuar një gol më të bukur.

Egjiptiani ka vulosur kalimin e Liverpool në gjysmëfinale me golin e tij spektakolar ‘alla’ Messi në ndeshjen e kthimit ndaj City-t në Etihad. Salah kaloi portierin Ederson përpara se ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje me shumë teknikë.

25-vjeçari ka marrë 39% të votave, çka është nëntë përlind më shumë sesa ka marrë Ronaldo.

Goli i një tjetër Të Kuqi Alex Oxlade-Chamberlain nga distanca është përzgjedhur në vend të tretë me 14% të votave.

 

Related posts

“JA PSE ZGJODHA SHQIPËRINË DHE JO KOSOVËN”/ Pllana rrëfehet në Poloni: Japim shpirtin për Botërorin

F.autor

SKANDALI/ Trajneri i Chelseat, Sarri përfundon nën hetim pas asaj që ndodhi dje

Isa.Autor

STUDION TERRENIN NË RAST SE LARGOHET NEYMAR/ PSG përzgjedh ndaj kampionëve të Serisë A yllin…

Delo.autor

Leave a Comment