Futboll Sport

Lufta për mbijetesën, kalendari favorizon Vllazninë

7 javë përpara fundit të këtij edicioni është mësuar vetëm fati i Lushnjes, skuadra e cila rikthehet andej nga erdhi. Enigmat janë të mëdha se kush do të jetë shoqëruesi i myzeqarëve në Kategorinë e Parë, me plot 3 skuadra në garë.

Vllaznia dhe Teuta kanë qenë në një duel ndërmjet tyre deri javën e kaluar, por rezultatet e fundit kanë bërë që në vorbullën e mbijetesës të përfshihet edhe Kamza. Blutë e provincës së kryeqytetit janë vetëm një pikë përpara dyshes Teuta-Vllaznia dhe 7 javë deri në fund pritet një garë e egër midis tyre për të vendosur në fund se kush do të jetë ekipi që i bashkëngjitet Lushnjës në inferiore.

Në teori Kamza është më e avantazhuar falë renditjes, pasi ka një pikë më shumë, por kalendari i javëve të mbetura nuk e favorizon. Skuadra e Julian Ahmatajt do të luajë ndeshjet me rivalët në transfertë dhe ky është minusi më i madh, ndërkohë që në favor ka faktin se luan 4 ndeshje në shtëpi, duke nisur nga kjo fundjavë me Lushnjën, për të vijuar me Luftëtarin, Flamurtarin dhe Laçin. Në javën e fundit kalendari i vendos përballë Partizanin në ‘Selman Stërmasi’.

Teuta pasi kaloi pengesën Vllaznia, do të ketë 3 ndeshje në shtëpi dhe 4 në transfertë. Flamurtari këtë javë dhe më pas Partizani, Skënderbeu e Kukësi janë transferta me koeficient të lartë vështirësie për Teutën, që gjithsesi shpreson të shfrytëzojë ndeshjen direkte në javën e 31-të me Kamzën, raporton SS.

Më i lehtë duket në letër misioni për Vllazninë, që do të ketë 3 transferta në javët e mbetura, ndaj Flamurtarit, Partizanit dhe Skënderbeut në javën e fundit, kur gjithçka të jetë vendosur. Në shtëpi shkodranët kanë dy ndeshje radhazi, ku presin Luftëtarin dhe Laçin, e më pas Kamzën, për ta mbyllur në Shkodër me Kukësin.

Megjithatë ky edicion ka treguar që llogaritë e bëra në letër dalin pothuajse gjithmonë gabim dhe kalendari nuk mund të favorizojë asnjërën, pasi efekti fushë është minimizuar së tepërmi në Kategorinë Superiore.

Related posts

“JUVENTUS FAVORIT PËR TITULLIN E SERIE A”/ Bergomi: Inter vuan pa yllin Lukaku, ja pse e mbroj Conten

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Daja apel tifozëve të Partizanit: Mbështetja juaj do jetë e madhe, sepse

Delo.autor

JO VETËM POGBA/ Një tjetër “djall” tjetër shkon gratis tek Juventus nga United

Isa.Autor

Leave a Comment