Futboll Sport

Juve e Bayerni e duan gjithashtu Richarlisonin

​Pas Manchester United, edhe Juventusi është duke e kërkuar mesfushorin e Watfordit, Richarlison.

“Gazzetta dello Sport”, duke iu referuar “The Sun” e “Mirror”, raporton se Richarlison ka rënë në radarin e “Zonjës së Vjetër”, për të cilin interesohen edhe Manchester Unitedi e Bayern Munichu, transmeton Gazeta Express.

Sido që të jetë, mësohet se Man United po udhëheq garën për brazilianin, që shihet si zëvendësuesi ‘perfekt’ për Anthony Martial, ky i fundit gjithashtu lidhet me “Zonjën e Vjetër”.

20 vjeçari iu bashkua Watfordit nga Fluminense verën e kaluar për 12.5 milionë euro dhe ka shkëlqyer deri më tani këtë sezon në Premierligë, duke shënuar pesë gola dhe po aq asiste në 37 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Related posts

PËRFUNDON AVENTURA SI “SHEIK”/ Cikalleshi rikthehet në Turqi

F.autor

REAL MADRID PËRMBYS MILANIN NË MIQËSOREN E LUKSIT/ Kuqezinjtë me gabime individuale në 3 golat e pësuar

F.autor

Ishte spektator në Botëror/ Lo Celson e mori në qafë një veprim ndaj Mesit…

Isa.Autor

Leave a Comment