Futboll Sport

Zenit kontakton Mihajloviçin, Mancini drejt Italisë?

Në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri të kombëtares italiane, kandidatura e Roberto Mancinit po bëhet gjithnjë e më reale, teksa zërat që vijnë nga Rusia sjellin të tjera konfirmime.

Së fundi raportohet se drejtuesit e klubit të Zenitit, ku Mancini është aktualisht trajner, kanë kontaktuar me Sinisa Mihajloviçin, për t’i besuar pankinën duke filluar që nga vera e këtij viti.

Kjo do të thotë se Mancini me shumë gjasa i ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit rus, se do të largohet nga skuadra, me përfundimin e sezonit. Nga ana tjetër, Mihajloviç është një trajner i lirë, pasi u shkarkua nga Torino pak javë më parë, për t’i lënë vendin Walter Mazzarrit.

Kombëtarja italiane është pa trajner që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua Ventura, pasi dështoi të kualifikojë skuadrën për në botërorin ‘Rusi 2018’.

Pas tij, drejtimin e përkohshëm të skuadrës e mori trajneri i Shpresave, Gigi Di Biagio, që qëndroi në pankinë për ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë, të luajtura në muajin mars.

Related posts

Allegri: Giorgio Chiellini e ka përfunduar sezonin

Sadik.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Kukësi është që tani i vetëm, e ndjek grupi i pretendentëve

Delo.autor

U FTUA NGA KOSOVA PËR HERË TË PARË/ Zabërgja: Ndjesi e papërshkrueshme

F.autor

Leave a Comment