Futboll La Liga Sport

Nuk mund të ketë zgjidhje më të mirë për Bale se sa kjo

Te Tottenham drejtuesit e klubit po djersitin dhe kjo situatë nuk ka të bëjë aspak me valën e të ngrohtit që ka përfshirë muajin prill. Ata i shqetëson një tjetër gjë, mjaft serioze, që është e ardhmja e Harry Kane. Sulmuesi anglez ka lënë shenjë këtë sezon, ku ka realizuar 37 gola në të gjitha kompeticionet dhe prej kohësh ndiqet nga Real Madridi. Ndërsa “Spurs” e kanë bërë të qartë se 24 vjeçari nuk është në shitje, duket se vetë lojtari po joshet nga një eksperiencë e re në “Santiago Bernabeu”.

Në të tillë situatë, një problem i madh për klubin anglez, është që ky largim i yllit të tyre të kryhet me sa më pak dëme, ekonomike dhe financiare. Sipas spanjolles “Don Balon”, në takimin e fundit që drejtuesit e të dyja klubeve kanë pasur, Tottenham i ka bërë me dije Realit, se e shet Kane-n nëse në arkat e klubit derdhen 175 milionë euro. Një shifër e çmendur, por që për një futbollist si Kane ia vlen.

“Galaktikët” e kërkojnë anglezin me çdo kusht dhe pasi e peshuan mirë këtë propozim, e gjetën një zgjidhje. Në skuadrën e tyre është një futbollist i cili adhurohet te Tottenham, për çfarë ka bërë dhe për vendin që zë në zemrat e tifozëve. Ai quhet Gareth Bale. Uellsiani e ka humbur shkëlqimin dhe nuk është më i preferuari i trajnerit Zinedine Zidane, kështu që largimi i tij nuk përbën problem.

Dhe ja ku vjen zgjidhja më e mirë. Bale plus një shumë parash në këmbim të Kane. Të dyja palët e lumtura dhe jeta vazhdon. Minimsalisht kartoni i uellsianit vlerësohet 90 milionë euro, kështu që Reali duhet të ofrojë edhe 85 milionë euro të tjera, në mënyrë që të lumturojë anglezët. Një shkëmbim tërësisht i realizueshëm, duke pasur parasysh aktorët e përfshirë, kapitalin dhe dëshirën e Kane-s për t’u transferuar në një klub ku të mund të fitojë trofe.

Related posts

GJITHMONË UNIKAL/ GOL i mrekullueshëm dhe ndërhyrje HORROR, Van Persie i bën të gjitha (VIDEO)

Isa.Autor

TUCHEL NJERI I MADH JASHTË FUSHE/ Zbulohet historia e trajnerit gjerman me pastruesen që i ndryshoi jetën

Delo.autor

Ish-trajneri i Manchester City, kandidati kryesor për stolin e West Ham…

Sadik.Autor

Leave a Comment