Futboll Premier League

Guardiola “ngrin” të ardhmen: Do të mendohem gjatë për rinovimin

Pep Guardiola dha se energjia dhe forca e tij do t’i tregojnë nëse duhet të rinovojë kontratën me Manchester City në fund të sezonit.

47-vjeçari spanjoll ka edhe një vit kontratë me City, e cila u firmos në vitin 2016 dhe përfundon në vitin 2019, por flitet se ai do ta rinovojë edhe një vit tjetër.

Ai bëri të qartë se është i lumtur te City dhe e ka moralin e lartë pasi fitoi titullin kampion, pesë javë para fundit.

Drejtuesit e City kanë thënë se janë gati të rinovojnë me Pep, por trajneri ka qëndruar katër sezone te Barcelona dhe tre sezone te Bayern, ai nuk i ka “qejf” epokat e gjata.

“Në fund të sezonit do të bisedoj me drejtuesit për kontratën e re. Sezonin e ardhshëm do të jem trajner i Manchester City, ndërsa për më tej do të shoh planet e tyre për të ardhmen dhe veten tim si ndihem, sa energji do të kem. A do të kem forcë ta përmirësojë këtë ekip? Këtë do ta vendos gjatë verës,” – pohoi Guardiola.

“Tani jam kampion dhe jam shumë i lumtur te City, por para se të firmos deri në vitin 2020 do të mendohem gjatë,” – përfundoi spanjolli.

Related posts

PRAPASKENA/ Quagliarella: Ja përse nuk shkova te MILANI, i thash MAMIT po të kisha…

Isa.Autor

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment