Futboll Premier League Sport

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Otamendi në Premier League

Nicolas Otamendi ka thyer rekordin për numrin e pasimeve të kompletuara në një sezon të vetëm të Premier League.

Qendërmbrojtësi i Manchester City-t, i përzgjedhur në Ekipin e Vitit të Premier League, ka regjistruar 2,902 pasime, më shumë se çdokush tjetër që kur kjo lloj statistike ka filluar të regjistrohet në 2006.

Ai ka eklipsuar rekordin e mëparshëm të Cesc Fabregas në 2015/16 me 2,829 pasime.

Duke parë arritjen e madhe të Otamendi, me pesë ndeshje akoma të mbetura të sezonit aktual, ai pritet të thyejë barrierën e 3,000 pasimeve brenda një sezoni.

Manchester City tashmë e ka fituar titullin e Premier League, por nuk pritet që Pep Guardiola të mos e aktivizojë qendërmbrojtësin i cili ka qenë një nga pikat kyçe të ekipit këtë sezon.

Related posts

E NXORRI “JASHTË LOJE”/ Ja si e vlerëson Mourinho rikthimin e Zizu te Real Madridi

Delo.autor

MAN.CITY “SHUPLAKË” BURNLEY POR SËRISH 20 PIKË LARG LIVERPOOL/ “Qytetarët” stërviten për Champions

Delo.autor

E KONFIRMON TRAJNERI GUARDIOLA/ Ylli i Manchester Cityt mungon ndaj “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment