Boks Sport

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka deklaruar sot se ka nisur bisedimet me stafin e ish-kampionit Conor McGregor për t’u përballur në një duel për titull. Kjo sfidë, sipas kampionit rus, do të zhvillohet brenda këtij viti, në muajt e fundit, kur ai të jetë gati në 100% të formës, pas duelit të zhvilluar dy javë më parë.

Kjo përballje do të nxirrte jashtë loje “kampionin e përkohshëm” të kësaj peshe Tony Ferguson, që u tërhoq nga eventi i UFC-223 një javë para sfidës, për shkak të dëmtimit. “Ndoshta, por nuk besoj se Tony do të jetë gati kaq shpejt. Sfida jonë është anulluar 4 herë, ndaj nuk do të ketë më një shans tjetër”, tha Khabib.

Nurmagomedov shpreson që “The Notorius” të rikthehet në kafaz këtë vit. “Ne po bisedojmë, por nëse gjërat do të zgjaten, atëherë do të heq dorë nga kjo përballje me Conor”, u shpreh rusi në një intervistë për mediat e vendit të tij. “Unë ende nuk e di se cili do të jetë rivali im, por jam duke bërë bisedime me disa sportistë, për të mbrojtur titullin brenda këtij viti. Natyrisht që McGregor mbetet objektivi kryesor”, tha më tej Nurmagomedov, që nuk përjashtoi edhe mundësinë e duelit me Ferguson apo me Dustin Poirier.  “Unë do të përballem me cilindo rival që do të më propozojë UFC-ja, pasi kam dëshirë të mbroj titullin kampion”, tha Khabib Nurmagomedov.

Related posts

ÇMIMI I MADH I AZERBAJXHANIT/ Shtyhen provat në Baku, kaos dhe aksidente në Formula 1 (VIDEO)

Delo.autor

POCHETINO SHPËTON “KOKËN”/ Tottenham mund në transfertë Brighton (VIDEO)

Isa.Autor

JAM SI MESSI E RONALDO/ RAMOS i përgjigjet Griezmann: INJORANCA është shumë e…

Isa.Autor

Leave a Comment