Futboll Sport

FA Cup/ United fiton me përmbysje spektakolare dhe shkon në finale

Të gjithë sportdashësit prisnin që gjysmëfinalja mes Manchester United dhe Tottenham të ishte një ndeshje e madhe, dhe ashtu ndodhi. Në fund ishin Djajtë e Kuq ata që triumfuan në Wembley, pikërisht stadiumi ku ka luajtur Tottenham gjatë këtij sezoni, me rezultatin 2-1 duke përmbysur gjithçka.

Ishte Tottenham ekipi që e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 11’ falë golit spektakolar të Dele Alli. United me kalimin e minutave u përmirësua dhe gjeti golin e avantazhit falë Alexis Sanchez. Kiliani më në fund tregohet vendimtar duke shënuar një gol të bukur me kokë në minutën e 24’.

 Ndeshja ishte shumë e fortë dhe pa ndalesa. Presingu ishte i vazhdueshëm nga të dyja krahët dhe si pasojë kishte edhe gabime në pasime. Pas pushimit ishte United ekipi më i mirë në fushë dhe në minutën e 62’ shfrytëzon momentin e mirë duke kaluar në avantazh për të parën herë me golin e Ander Herrera.

 Tottenham del përpara ndërsa United vendoset prapa duke bërë atë që di të bëjë shumë mirë një ekip i Mourinho-s, të mbrojë mirë dhe të dalë në kundërsulm. Spurs nuk arritën të krijonin raste të pastra për gol dhe shumica e rasteve të tyre kanë ardhur nga distanca. Ndërsa United kishte mundësinë e artë me Rashford për të vrarë ndeshjen por talenti anglez nuk tregohet i saktë.

Related posts

KËRKOJNË TA HEQIN QAFE COUTINHON NË VERË/ Barcelona ul pretendimet për yllin e saj, ja shifra që vendos

Delo.autor

E RËNDË/ Humbi ndeshjen, TRAJNERI SHQIPTAR SULMOHET në hyrje të banesës 

Isa.Autor

Klubi i Bundesligës ndjek në stadium sulmuesin shkodran që po shkëlqen në futbollin shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment