Futboll Sport

Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile, ka fajësuar Gonzalo Higuain për finalen e humbur në Kupën e Botës 2014 kundër Gjermanisë në finale.

Sulmuesi që atëherë luante me Napoli doli i vetëm përballë Neuer në “Maracana”, por humbi një rast të shkëlqyer dhe më pas iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Mario Gotze shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë Gjermanisë titullin e katërt botëror.

Trajneri veteran, në autobiografinë e tij, që mban titullin “Gjenerata Lio”, nuk i kursen kritikat për sulmuesin aktual të Juventus.

“Për të gjithë futbollistët kishte vetëm një fajtor për humbjen në finalen e Kupës së Botës, ishte faji i Gonzalo Higuain. E vërteta është se është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi me të. E kishte topin në zotërim në hyrje të zonës dhe ishte krejtësisht i vetëm. Mund ta çonte ku të donte, por çuditërisht goditi jashtë. Kjo na kushtoi humbjen në finale,” – shkroi Basile.

Më pas, ai shtoi: “Lojtarët nuk e donim më Higuain në ekip gjatë eliminatoreve të botërorit të fundit, sepse askush nuk mund ta harronte gabimin e tim. Ai humbi një mundësi për të shkruar historinë dhe për ta bërë Argjentinën të paharrueshme. Ishte një disfatë e madhe për të dhe ne.”

Related posts

KËRKOI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFORD”/ Drejtuesit e Manchester United kanë një propozim për Pogban

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Avdijaj mbërrin në Shkodër, sulmuesi i Tiranës pranë akordit me Vllazninë

Delo.autor

“EURO 2020″/ Dilemat e tifozëve transalpinë, mjeshtri Wenger i sqaron të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment