Moto GP Sport

MotoGP/ Marquez nuk do të niset i pari pasi dënohet nga komisarët

Marc Marquez do ta nisë nga vendi i katërt garën në Çmimin e Madh të Amerikave. Kjo sepse komisarët e garës vendosën që ai gaboi duke penguar Maverick Vinales gjatë provave zyrtare.

Kështu ai do ta nisë nga pista e Austin-it 3 pozicione më larg. Spanjolli i Honda-s ka regjistruar për herë të gjashtë vendin e parë në provat për Çmimin e Madh të Amerikës, një rekord absolut që pista e konfirmon se është njeriu për t’u mundur në këtë garë. Spanjolli ishte i vetmi që regjistroi kohën 2’03’’658. Asgjë për t’u bërë nga të gjithë, duke filluar nga Andrea Iannone që u rendit i treti me Suzuki dhe la pas tij një Yamaha Tech3 që drejtohej nga Johann Zarco.

Tani Marquez do të jetë një vend përpara Valentino Rossi-t, me të cilin ka pasur mjaft përplasje në ditët e fundit. Nisur nga rivaliteti i madh mes të dyve, priten të tjera shkëndija, edhe pse organizatorët e kanë bërë të qartë se ata do të jenë mjaft të ashpër në rast të incidenteve të mundshme. /EDS/

Renditja në nisje

1 -Maverick Vinales   Yamaha

2 -Andrea Iannone   Suzuki

3 -Johann Zarco    Tech3 Yamaha

4 -Marc Marquez    Honda

5 -Valentino Rossi   Yamaha

6 -Jorge Lorenzo    Ducati

7 -Cal Crutchlow    LCR Honda

8 -Andrea Dovizioso  Ducati

9 – Dani Pedrosa    Honda

10-Danilo Petruçi   Pramac Ducati

Related posts

E BUJSHME/ Real Madrid gjen zëvendësuesin e Luka MODRIC, vjen nga SERIE A

Isa.Autor

RENDITJA/ Skënderbeu ndan kreun me Flamurtarin, Tirana në vendin e parafundit

Isa.Autor

FITIME REKORD/ Stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë. Shiten 22 mijë bileta, FSHF arkëton shumën stratosferike

Delo.autor

Leave a Comment