Futboll Sport

Greca nderon Tiranën në Berat, përplasje mes tifozërive

Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në Berat kundër Tomorit. Bardheblutë kanë siguruar zyrtarisht vendin e parë, që u mundëson ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm, megjithatë nuk e ulën ritmin për asnjë moment. 24 herë kampionë të vendit kaluan në avantazh pas 12’ minutash lojë me anë të vlonjatit Bishaj pas një aksioni model. Gjithsesi gëzimi nuk zgjati shumë, sepse vendasit barazuan pas 13’ minitash me anë të Kopaçit pas një kundërsulmi. Në minutat e mbetura loja karakterizohet nga dyluftime në mesfushë, teksa në minutën e 30’ arbitri kryesor ndaloi për disa momente ndeshjen për shkak të sharjeve në kor midis tifozërive.

Tomori e nisi më mirë pjesën e dytë, teksa kaloi për herë të parë në avantazh në këtë takim në minutën e 55’. Pas një zbritjeje të shpejtë në sulm vendasit fituan një penallti, të cilën e ktheu në gol Paja. Në disavantazh Tirana hidhet e gjitha në sulm në kërkim të barazimit dhe pas disa aksionesh të rrezikshme bardheblutë shënojnë me anë të mesfushorit Bedri Greca, i cili ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi pak minuta para fundit (84’).

Tomorri-Tirana 2-2

Tirana– Cake, Muçi, Doka, Abibi, Vrapi, Bardhi, Bishaj, Celhaka, Halili, Qilimi Ismajlgeci Trajneri: Ze Maria

Tomori– Kaloshi, Bitri, Daci, Mersini, Gjonaj, Hyseni, Kopaçi, Myzyri, Paja, Sharavolli, Mitraj Trajneri: Gersi Arbri

Gjyqtar: Xhuljo Mema, Artan Demiraku, Adeljon Vila

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona zbavitet pa Leo Messin dhe “shkatërron” Ferencvaros

Delo.autor

Pochettino: Paratë në futboll janë si puna e lumturisë së miliarderit

Sadik.Autor

NUK ARRITI TË LINTE GJURMËN E TIJ/ Hazard fitoi La Ligën me Real Madrid, pas këtij suksesi Chelsea mbush arkat

Delo.autor

Leave a Comment