Futboll Sport

E fundit/ Partizani gjen trajnerin e ri, zbuloni emrin

Partizani ka gjetur trajnerin e ri. Besimi i treguar ndaj Klevis Dalipit ishte sa për të vazhduar punën nga tekniku elbasanas, por duket se tashmë gjithçka është zgjidhur. Trajneri i ri është kroat dhe është zbuluar ,bëhet fjalë për Mario Tokic, trajner kroat 42-vjeçar.

Ai është ish-futbollist me emër i kombëtares kroate, si dhe i Rijekës, Dinamo Zagrebit, por edhe Austrisë se Vjenës, Rapidit dhe Grazer AK, Tokic dhe ka drejtuar Lokomotivën e Zagrebit prej vitit 2016 deri në janar të këtij viti. CV-ja e tij është e pasur.

Tokic ka qenë disa herë në Tiranë dhe ka folur me drejtuesit e klubit. Ai do të jetë nesër me stadium për të ndjekur Partizanin. Marrëveshja është e mbyllur dhe nëse Partizani humbet nesër, nuk është çudi që të nisë menjëherë punë, edhe pse plani është për në verë.Menaxheri Mario Cenolli ka mbyllur marrëveshjen. Afrimi i tij nga ky menaxher nuk është risi, pasi ai ka në administrim dhe sulmuesin Edgar Çani.

 

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Superkompjuteri nxjerr fituesin e Premier, ja ku renditet Southamptoni i Brojës (FOTO)

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht Juventus dhe mban gjallë ëndrrën për Champions

Delo.autor

LAMTUMIRË FUTBOLL/ Ish-kampioni i Botës i jep fund karrierës së suksesshme

Isa.Autor

Leave a Comment