Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Konfirmohet arbitri për Bayern – Real

Uefa ka konfirmuar arbitrin që do të drejtojë gjysmëfinalen e së mërkurës mes Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ai është holandezi Bjorn Kuipers, 45 vjeç.

Me Kuipers si arbitër, bavarezët duken më të favorizuar pasi me atë gjermanët kanë marrë vetëm rezultate pozitive.

Herën e fundit ai ka drejtuar çerekfinalen e prillit të 2016 mes Bayern dhe Benfuca të cilën bavarezët e kanë fituar me rezultatin 1-0.

Por edhe për Real Madrid ai është një arbitër që i ka sjellë sukses. Los Blancos kanë fituar ndeshjen ndaj Borussia Dortmund në fazën e grupeve, gjithashtu ai ka qenë arbitri i finales së fituar 4-1 ndaj Atletico Madrid.

Çështja e arbitrit është akoma e nxehtë në kampin e Bayern pas gabimeve të vitit të kaluar kur u ndesh me Real Madrid. Arbitër atëherë ishte Viktor Kassai.

Related posts

DEL NGA SPITALI PAS NJË INFARKTI/ Fjalët e para të Iker Casillas: Kam qenë shumë me fat…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas ndërhyrjes ndaj VAR, mesfushori Kessie zhbllokon sfidën për Milan nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

Presidenti Meta dorëzon flamurin shqiptar në dorën e kampionit Izmir Smajlaj

Sadik.Autor

Leave a Comment