Futboll Sport

Trajneri i ri? Dëgjoni çfarë thotë Dalipi për stolin e Partizanit

“Është për të ardhur keq sepse ndeshjen mund ta përkufizoj në dy aspekte. Në pjesën e parë ishim më të qartë në sulm, më të qartë në topin e dytë. Pjesa e parë ishte perfekte. Unë kam besimin e klubit, klubi dhe gazetarët mund të kenë një plan B. Deri në momentin e fundit që do të jem në skuadër do të bëj gjithçka që të ndihmoj këtë skuadër. Në karakterin tim, duke qenë se kam qenë në një ekip legjendar, dua të lë gjurmë. Materialet e gazetave nuk i bëjnë mirë skuadrës tonë. Presioni i dikujt tjetër i bën presion skuadrës”.

“Mario Tokic mund të mos jetë projektuar si trajneri i Partizanit. Por, nëse është projektuar, unë kam besimin e klubit deri në fund, derisa të jem këtu. Gjithsesi, situata është kjo. Rezultati në Kukës na penalizoi, por deri në fund do të jap gjithçka për objektivin e Europës. Nuk i tregoj dot vlerat e mia në kaq pak kohë”.

“Ambiciet e mia kanë qenë gjithnjë. Kam ndihmuar këdo ka ardhur këtu. Edhe në pozicionin e trajnerit të dytë unë kam marrë shumë përgjegjësi. Unë do të vazhdoj karrierën time, do të dëshiroja që ta vazhdoja te Partizani. Mendimet e mia për një futboll ndryshe, në një fazë përgatitore mund ta aplikoj, doja që të jep protagonist. Edhe si lojtar kam pasur në kokën time që të isha protagonist”.

Related posts

SFIDA MERR KTHESË TË MADHE/ Sanchez bëhet “djall”, Sampdoria ngrin “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

CR7, Modric apo Salah/ Kush është më i miri në botë? Brilante përgjigja e Toni Kroos

Isa.Autor

Plani i yllit të Arsenal: TUNEL që lidhë SHTËPINË me PISHINËN, për t’i shpëtuar të…

Isa.Autor

Leave a Comment