Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Pirlo fton “tradhtarin” në ndeshjen e lamtumirës

Ka filluar numërimi mbrapsht për “Natën e Maestros”, ndeshja e lamtumirës ndaj futbollit e Andrea Pirlo-s. Sfida do të luhet 21 majin e ardhshëm në “San Siro”.

Mesfushori breshian, një nga më të mirët e historisë së futbollit italian dhe jo vetëm, do të varë zyrtarisht këpucët në gozhdë në një mbrëmje të veçantë, me një ndeshje miqësore ku do të marrin pjesë shumë yje të së kaluarës dhe të së tashmes.

Ka qenë pikërisht ish-kampioni i Milan dhe Juventus që ka zbuluar emrat e disa prej futbollistëve që do të luajnë. Përveç të gjithë lojtarëve që kanë qenë pjesë e kombëtares kampione e botës në 2006-ën, pjesë e së cilës ka qenë edhe Pirlo, do të ketë shumë ish-lojtarë të Milan dhe Juventus, dy ekipet me të cilat ai ka fituar gjithçka në nivel klubesh.

Mes tyre do të jetë edhe Leonardo Bonucci, kapiteni aktual i Milan, i cili ka patur një eksperiencë të ngjashme me atë të ish-shokut të tij të skuadrës te bardhezinjtë. Në fakt, të dy transferimet e tyre kanë krijuar shumë diskutime dhe të dy janë akuzuar nga ish-tifozeritë e tyre si tradhtarë.

Por, përveç kampionëve të botës në 2006-ën, do të jenë të pranishëm edhe Christian Abbiati, Nelson Dida dhe Marco Storari, në portë, në mbrojtje do të luajnë Daniele Adani, Daniele Bonera, Leonardo Bonuçi, Marcos Cafu, Giorgio Chiellini, Alessandro Costacurta, Giuseppe Favalli, Ciro Ferrara, Marek Jankulovski, Kahka Kaladze, Stephan Lichtsteiner, Paolo Maldini, Serginho e Dario Simic.
Për mesfushorët dhe sulmuesit duhet prikur edhe pak.

Related posts

(FOTO) Tashmë mund ta quani Barackotelli…!

Q.Autor

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NË VERË? Coutinho jep këtë përgjigje

Delo.autor

BESON TEK AFTËSITË E ISH-SHOKU TË EKIPIT/ Van Dajk mbron: Do të shkëlqejë…

Delo.autor

Leave a Comment