Futboll Sport

Ancelotti një hap larg emërimit trajner i Italisë

 Carlo Ancelotti është një hap larg emërimit trajner i ri i ekipit kombëtar të Italisë, raportojnë mediat lokale.Italia ka mbetur pa trajner të përhershëm që prej se Giampiero Ventura u shkarkuar vitin e kaluar, me Luigi Di Biagion që e mori drejtimin e ekipit për ndeshjet miqësore kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri i ri pritet të emërohet më 20 maj, dhe besohej se ai do të ishte trajneri aktual i Zenitit, Roberto Mancini.Corriere dello Sport raporton tani se Ancelotti është takuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë në një hotel në Romë të hënën.

Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë dhe Ancelotti është shtyrë ta pranojë pozitën e trajnerit të Italisë.Megjithatë, marrëveshja është larg finalizimit, sepse ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët mes palëve për aspektin financiar.

Related posts

“MË BINDI BUFFON TEK JUVENTUS”/ Adrien Rabiot rrëfen: Më pëlqen të kafshoj çdo centimetër…

Delo.autor

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

SHER DHE GRUSHTA/ Ja si një ndeshje futbolli në Brazil kthehet në “betejë lufte” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment