Champions League Futboll Sport

Lajm i keq për tifozët bavarezë, humbasin një yll para Realit

Jupp Heynckes do ta ketë të vështirë përballjen e nesërme ndaj Real Madrid. Jo vetëm për faktin që do të përballet me kampionët aktualë të Champions League, por edhe për shkak të mungesa të mëdha që ka në ekip. Pas Manuel Neuer, që mungon prej kohësh, listës së dëmtimëve i janë shtuar Arturo Vidal, Kingsley Coman dhe së fundmi David Alaba.

Gazetari i SportBild, Tobias Altschäffl ka ndjekur seancën e fundit stërvitore të Bayern Munich ndërsa ka raportuar edhe disa detaje rreth saj. Në një postim të bërë në profilin e tij në “Tëitter”, ai ka publikuar formacionin përfundimtar të teknikut 72-vjeçar që ka trajnuar në kampin stërvitor.

Formacioni është si vijon: Sven Ulreich – Rafinha, Mats Hummels, Jerome Boateng, Joshua Kimmich – Javi Martinez – Thomas Müller, James Rodriguez – Arjen Robben, Franck Ribery – Robert Lewandowski.

Në formacion duken mungesat si David Alaba dhe Thiago Alcantara. Bild shkruan se austriaku me shumë mundësi do ta humbasë përballjen me madrilenët për shkak të një lëndimi që ka pësuar në prapa në kofshë. 25-vjeçari ka filluar terapinë me mjekët e ekipit, por shanset janë të pakta që ai të zbresë mbrëmjen e nesërme në “Allianz Arena” me ekipin në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Në rast se informacioni i Altschäffl është i saktë, vendin e Alabas do ta marrë Rafinha.

Edhe pse mediat gjermane janë të bindur se futbollisti austriak nuk do të jetë në formë për sfidën e nesërme, nga ana tjetër Eurosport shkruan se lojtari ende diskutohet pavarësisht se mungoi në stërvitjen e mëngjesit.

Related posts

Low: Gotze është djegur, u pendova kur i thashë se duhet të tregonte se ishte më i mirë se Messi!

Sadik.Autor

“ZJARRI” I RI “TIKI-TAKA”/ Modelja Gonzales merr vëmendjen në Itali: Idhulli im është Messi

F.autor

VIDEO/ Roma ‘përmbys’ Beneventon, shënon dy gola të shpejtë

Q.Autor

Leave a Comment