Futboll Sport

Salah shënon më shumë se Cristiano dhe Messi. Topi i Artë në horizont

Pas një sezoni të shkëlqyer që edhe tifozët më të zjarrtë të Liverpool nuk e prisnin nga egjiptiani, Salah është në garë për Topin e Artë tashmë. Në Champions ka shënuar 10 gola e ka dhënë 4 asist, ndërsa në total gjatë këtij sezoni, ka shënuar 43 gola në 47 ndeshje të luajtura. Në historinë e Liverpool, vetëm Ian Rush ka realizuar më shumë (47 gola në sezonin 1983-1984).

Ajo që të bën përshtypje është se Salah ka shënuar më shumë në këtë sezon edhe se Cristiano (42) dhe Messi (40). Në 10 vitet e fundit, portugezi dhe argjentinasi kanë ndarë me njëri-tjetrin Topin e Artë. A do të jetë Salah ai që do i japë fund dominimit të tyre? Nëse vazhdon kështu në ato pak ndeshje që kanë mbetur këtë sezon, ka shumë mundësi që po.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u shpreh kështu për sulmuesin e tij: “Fantastik. Në këtë moment po flasim për lojtar të klasit botëror. Po të ishte për mua, do ia jepja Topin e Artë”.

Related posts

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Delo.autor

MIQËSORJA/ Uellsianët “pushtojnë” Elbasanin, mbërrijnë 20 autobusë me tifozë (VIDEO)

Isa.Autor

Maroku “gjunjëzon” Spanjën, vjen goli i parë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment